Kosova

Vuçiq thotë se me Macronin në Serbi do të flasim për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se gjatë vizitës së tij presidentit francez Emmanuel Macron do të qëndrojë në Serbi për dy ditë dhe nuk do të shkojë më tej në rajon.

Sipas kreut të shtetit serb kjo gjë flet për vëmendjen e madhe që i tregohet Serbisë.

“Rëndësia e vizitës është e madhe, do të diskutojmë çështjet ekonomike, politike, rrugën evropiane për Serbinë dhe sigurisht Kosovën”, tha Vuçiq për Radio Televizionin e Serbisë.

Sipas Vuçiqit, ekipi i tij dhe Marcon “tashmë janë duke shkëmbyer informacione”

Ai theksoi se Macron, një nga dy liderët më të rëndësishëm në Evropë, “është një nga drejtuesit që i përket së ardhmes dhe roli i të cilëve do të vazhdojë të rritet”.

Gazeta serbe “Politika” ka njoftuar se vizita e Macron në Beograd është planifikuar për 15 dhe 16 korrik.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.