Kosova

Vuçiq takon Grenellin në Munih, bisedojnë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në pasditen e së enjtes.

Takimi Vuçiq-Grenell ka ndodhur në Bavari, ku dy zyrtarët kanë shkuar për të marrë pjesë në Konferencën e Munihut për Siguri.

Para takimit, presidenti i Serbisë u ka thënë gazetarëve se priste një bisedë të mirë me diplomatin e lartë amerikan, bëjnë të ditur mediat beogradase.

Sipas tyre, Vuçiq po ashtu ka thënë se priste që diskutimi të zhvillohej kryesisht për Kosovën, përkatësisht për vazhdimin e dialogut mes palës kosovare dhe asaj serbe. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.