Rajoni

Vuçiq sot “kokë më kokë” me Mike Pompeun

Sipas mediave serbe, Presidenti Aleksandër Vuçiq sot do të realizojë një takim të rëndësishëm.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo si dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O ‘Brian në ditën e dytë të vizitës së tij të në Washington.

Kështu raporton Tanjug duke iu referuar burimeve të saj.

Ai gjithashtu ka planifikuar të takohet sot me Zëvendës Sekretarin e Mbrojtjes së Shtëpisë së Bardhë David Norquist, si dhe anëtarin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Senatit, Ted Cruz

E pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, qëndroi në ShBA, pak ditë më parë, atje shkoi edhe homologu nga Serbia, Aleksandar Vuçiq.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.