Kosova

Vuçiq: Nuk do të takohem me Thaçin, por do kërkojë ndihmë nga amerikanët për shfuqizimin e taksës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se gjatë konferencës ‘Globsec’ në Bratislavë do të flasë për situatën në lidhje me Kosovën dhe do të kërkojë ndihmë nga amerikanët për shfuqizimin e taksës 100%.

Vuçiq tha se do të takohet me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në Byron për Çështje Evropian dhe Euroaziatike Filip Riker dhe se do të ketë takime bilaterale me zyrtarët e tjerë, por jo edhe me presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Ai tha se Serbia është gjithmonë konstruktive dhe se dëshiron të diskutojë për një zgjidhje kompromisi për problemin e Kosovës. I njëjti shtoi se është pro demarkacionit me Kosovën, duke vlerësuar se është absolutisht gjë më e “shëndetshme” për Serbinë dhe serbët në përgjithësi.

“Unë jam për demarkacion dhe nuk kam turp, por serbët janë kundër dhe kam kuptuar mesazhin e popullit. Ne nuk jemi të gatshëm të dëgjojmë të vërtetën për Kosovën, edhe kur të gjithë e njohin atë. Njerëzit nuk do të pranojnë ata, sepse prek drejt emocionet e tyre. Por si të flasim ne për zgjidhjen problemeve, kur kemi dëgjuar se ata duan të formojnë një Shqipëri të Madhe”, tha ndër të tjerash Vuçiq.

Ai deklaroi se nuk mund të thotë se ishte i zemëruar me Bashkimin Evropian për Kosovën, por është i zhgënjyer me faktin se për gjashtë vjet nuk mund të marrin atë që shqiptarët kanë nënshkruar.

Sipas Vuçiq, BE-ja dhe ShBA-të e dinë se çka është e vërteta, por esenca është se çfarëdo që bën fëmija, prindërit do të jenë gjithnjë në anën e fëmijës dhe ky është rasti me Prishtinën.

“Çfarëdo që thonë ata kundër Prishtinës gjithmonë do të jenë në anën e fëmijës së tyre, të cilët kanë lindur të dashur që në djep dhe tani edhe në periudhën adoleshente nuk do të heqin dorë prej tyre, pavarësisht çfarë bëjnë”, shtoi ai.

Vuçiq tha gjithashtu se taksa nuk i ka shkaktuar dëme vetëm Serbisë, por të gjithë rajonit sepse sipas tij ata të cilët duan të shkojnë në Serbi dëgjojnë se ka “zhurmë” në ekonomi dhe se nuk ka tregti të lirë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.