Kosova

Vuçiq në takimin me Putinin: S’jam optimist rreth një kompromisi Prishtinë – Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka takuar sot në Sochi kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, me të cilin kanë diskutuar për një sërë çështjesh, përfshirë edhe zgjidhjen e ngërçit me Kosovën

Megjithatë, sipas njoftimeve zyrtare, Vuçiq ka thënë se nuk shpreson shumë që mund të arrihet një marrëveshje kompromisi Prishtinë – Beograd.

“Nuk jam optimist rreth arritjes së një marrëveshjeje finale si kompromis mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Vuçiq në Sochi të Rusisë.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb e ka falënderuar Putinin për qëndrimin “parimor” të Rusisë karshi Kosovës.

Ky takim mes dy presidentëve vjen pas aferës me spiunin rus që kishte lëkundur themelet e Beogradit, e madje edhe miqësinë Moskë – Beograd.