Kosova

Vuçiq ndryshon fjalët për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, ja çka thotë tani

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se për çështjen e Kosovës duhet të bisedohet dhe të arrihet kompromis, sepse, siç tha ai, konfliktin e ngrirë “gjithmonë dikush mund ta shkrijë”.

Ndërsa, ministri gjerman i Ekonomisë dhe i Energjetikës, Peter Altmaier ka thënë se duhet synuar marrëveshja.

“Investitorët nuk do të vijnë aty ku s’ka stabilitet”, tha Vuçiqi në konferencën për media pas nënshkrimit të marrëveshjes me fabrikat “Brose” dhe MTU, raporton “FoNet”, transmeton Kosova.info.

Ai shtoi se Serbia bën gjithçka që varet nga ajo kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës dhe kur bëhet fjalë për integrimet evropiane.

Ndërkaq, Almaier tha se kur flasim për Kosovën, duhet gjetur marrëveshja, duke mos u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse pritet që Serbia ta njohë Kosovën.

Ministri gjerman, duke komentuar vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha se ky nuk është vendim kundër Ballkanit Perëndimor dhe se shpreson që një vendim i tillë të ndryshojë për disa muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.