Kosova

Vuçiq: Na presin biseda të vështira në Berlin, por nuk do të flasim për marrëveshje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që të pajtohen mes vete para se ai të marr rrugën për në Berlin me 29 prill, ku do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ai ka thënë se këto bisedime me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin francez, Emanuel Macron, nuk do të jenë të lehta, dhe ka shtuar se në Berlin nuk do të diskutojnë për ndonjë marrëveshje të mundshme rreth Kosovës, por vetëm për taksën dhe vazhdimin e dialogut të Brukseli.

“Na presin bisedime të vështira me përfaqësuesit e Kosovës, por gjithashtu nuk do ta kemi të lehtë as me Merkelin e Makronin. Por këto bisedime nuk kanë të bëjnë asgjë me ndonjë zgjidhje për Kosovën, apo diçka të tillë. Atje do të diskutohet me prioritet për takën dhe vazhdimin e dialogut. Për asnjë zgjidhje nuk bëhet fjalë, kjo është një gënjeshtër tjetër, për të cilën nuk dua të flas”, ka thënë Vuçiq.

Ndër të tjera ai iu ka bërë thirrje opozitës në Serbi që të bashkohen para këtij rrugëtimi në Berlin, dhe që të kenë një qëndrim kur bëhet fjalë për interesin e Serbisë.