Kosova

Vuçiq: Masa shumë të fuqishme, të rrepta kundër Kosovës fillojnë pas samitit të Parisit

Presidenti serb Aleksandar Vuçqi ka takuar sot serbët nga Kosova, me të cilët ka biseduar për Kosovën dhe masat që Serbia do t’i ndërmarrë kundër saj për shkak të taksës që Kosova e ka vënë ndaj mallrave të Serbisë.

“Masa shumë të fuqishme e shumë të rrepta kemi përgatitur, do të shikojmë që me to të mos i godasim njerëzit tanë ë Kosovë. Me to do të fillojmë pas takimit ë Parisit”, citon ‘blic’ të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se “e dimë se njësia speciale Policisë së Kosovë ROSU është gjendje gatishmërie dhe e ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që “të pengohet qëllimi i arrestimit ë serbëve”.

Ka thënë se në Paris nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për Kosovën dhe statusin saj, nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh derisa të mos hiqet taksa.

“Hiqni taksat e do të bisedojmë për çdo gjë që dëshironi, do të flasim për kohën e mirë e të keqe”, ka thënë Vuçiqi.

Kryetari i Serbisë nuk ka treguar ose medet serbe nuk kanë njoftuar se cilat do të jenë ato masa “shumë të rrepat e shumë të fuqishme”.
Në takim kanë marrë pjesë 140 qytetarë të Kosovës të nacionalitetit serb.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.