Kosova

Vuçiq-Krihbaum-it: Duam zgjidhje kompromisi

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e përbashkët me të deleguarin e kancelares Merkel, Gynter Krihbaum, para gazetarëve, lidhur me çështjen e Kosovës, deklaroi se kompromisi nuk duhet nënkuptuar plotësimin e të gjitha kërkesave të njërës palë dhe mohimin e çdo gjëje të palës tjetër.

Tutje, Vuçiq theksoi se Serbia është për një kompromis të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Ndërkaq, nga ana e tij, i deleguari i kancelares gjermane, Angela Merkel, Gynter Krihbaum, deklaroi se nuk dinte gjë për takimin e vendeve të Kuintit, ku, sipas informatave jozyrtare, thuhet se parimisht është dakorduar për finalizimin e procesit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Por dhe presidenti Aleksandër Vuçiç vuri në dukje se të gjitha vendet e Kuintit, që ishin në takim në Vashington, Kosovën e konsiderojnë të pavarur.

“Se çka ka ndodhur atje, do ta dimë…Diçka ka ndodhur, gjithsesi, por se çka, do ta marrim vesh”, deklaroi Vuçiq, në konferencë e përbashkët për gazetarë.

Tutje, Vuçiq theksoi se “të gjitha ato vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës gjë që dëshmon se në çfarë gjendje të rëndë jemi”, transmeton RTK.