Kosova

Vuçiq i bindur: Takimi i Parisit nuk do të bëhet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se është 99% i sigurt se takimi në Paris nuk do të zhvillohet.

“Mendoj se shqiptarët nuk janë të gatshëm për të folur për ndonjë gjë të rëndësishme”, ka thënë Vuçiq.

Ai tha gjithashtu se Serbia ka vepruar në mënyrë konstruktive, serioze dhe por që nuk do të hyjnë në diskutime nga të cilat paraprakisht duhet të nënshkruhet njohja e pavarësisë.

Vendosja e taksës sipas tij është një nga dëshmitë që Prishtina nuk dëshiron dialog dhe se dëshiron të menaxhohet plotësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe askush tjetër, transmeton Indeksonline.

Sipas tij kjo është reale dhe gjermanët e francezët e kanë kuptuar këtë mesazh.

“Mendoj se vendimi i tyre është se takimi nuk do të zhvillohet”, tha Vuçiq, duke shtuar se shanset janë më pak se një përqind që shqiptarët të pranojnë të flasin për taksën.

“Takimi i Parisit do të zhvillohet vetëm nëse shqiptarët do të veprojnë seriozisht”, shtoi ai, duke shtuar se presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë Beogradin brenda një muaji.