Kosova

Vuçiq bashkë me mediat e tij e ngarkon Florim Ejupin për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Gazetat kryesore të Serbisë që do të dalin në shitje nesër me 4 korrik janë të mbuluara me emrin e Florim Ejupit. Sipas tyre dhe sipas presidentit serb, Aleksandër Vuciq, Ejupi e ka vrarë politikanin serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqin.

Vuçiq, e ka përmendur shqiptarin Florim Ejupi si të akuzuar për vrasjen e ish politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

 “Shqiptari sulmues me bombë i lidhur me vrasjen e Ivanoviqit”, është titulli që i ka vendosur artikullit të saj, Blic.rs.

Te “Allo.rs”, shkruan se “Florim Ejupi e ka vrarë Oliverin” në ballinën e saj.

“I mbrojturi i CIA-s “truri” i likuidimit të Ivanoviciqt”, është titulli i Vecernji Novosti,  kurse “Jemi të bindur se kush e ka vrarë Oliverin”, është titulli i Politica.

“Pyes pse nuk po na i japin videot nga Aeroporti i Tiranës, Rinasi? pse nuk mund të gjejmë dëshmi se çfarë ka bërë Florim Ejupi, i cili është nën vëzhgim në Gjermani dhe çfarë ka bërë ai në Aeroportin e Tiranës, prej nga ka udhëtuar drejt Gjermanisë. Çfarë ka bërë Nexhmedin Zekaj, i cili ka ndërruar emrin e tij në Lirim Zekaj më pas? Këto janë të gjitha pyetje për të cilat ne nuk mund të marrim përgjigje”, ka thënë sot Vuciqi. 

Oliver Ivanoviq u vra në janar të vitit 2018, ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës dyshon se në Milan Radojciqin, zyrtar i Listës Srpska dhe njeriu që thuhet se kontrollon Veriun.

Ndërsa Vuciq thotë se Radijciq nuk ka lidhje me vrasjen e Ivanoviqit. /Express/

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.