Rajoni

Vuçiq anulon takimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, anuloi takimet e sotme me ambasadorët, njoftoi Shërbimi për Shtyp i Presidentit.

Duhet të kujtojmë se Vuçiq duhej të takohej sot me Ambasadorin e Federatës Ruse, Alexander Bocan-Kharchenko, dhe më pas me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Chen Bo, njoftojnë mediat serbe.

Njoftimi i Shërbimit për Bashkëpunim me Media të Presidentit të Serbisë nuk e ka deklaruar arsyen e anulimit të takimeve, por është shtuar se mediat do të informohen për datat e reja më vonë.