Rajoni

Serbia do ta pë​rdorë modelin kinez kundër koronavirusit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi të hënën se 48 orëve të ardhshme do të nisë testimi masiv i qytetarëve për koronavirus.

Duke folur në një konferencë për media në Qeverinë e Serbisë, Vuçiq tha se ky vendim është marrë pas takimit me ekspertët shëndetësorë nga Kina.

Sipas tij, ekspertët kinezë, me testime masive e kanë zgjidhur për 29 ditë çështjen e përhapjes së virusit në një qytet të Kinës, i cili ka madhësinë e Serbisë.

Vuçiq tha se do të ndryshojë qasjen në shërimin e të sëmurëve dhe shtoi se pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë do t’i bëjnë gati 3,000 shtretër për pacientë.

Presidenti serb tha se mjekët do të përpiqen “t’i gjurmojnë gati të gjitha kontaktet që kanë pasur të prekurit me koronavirus” në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Në Serbi numri i të prekurve me Covid-19m të hënën ka arritur në 249, ndërsa pacienti i tretë ka humbur jetën.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483