Rajoni

Vuçiç: Tip i ri i dialogut

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pret vazhdimin e dialogut apo, siç tha, tipit të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën deri në fund të qershorit, por jo me 27 dhe 28 qershor, sepse këto dy ditë është planifikuar promovimi i ushtarëve në Kragujevc dhe hapja e muzeut popullor të Serbisë në Beograd.

“ Kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, kështu që gjithsesi nuk do të jem në Bruksel këto dy ditë. Andaj le të vendosin ata se cilat data do të jenë ndërsa unë jam i gatshëm të bisedoj para së gjithash në kërkimin e respektimit të marrëveshjes së Brukselit por që edhe pala tjetër te plotësojë obligimet e veta”, tha Vuçiç. /Kosova.info/