Kosova

Vuçiç e Thaçi, në Tiranë, Procesi i Brdo-Brijunit, Mogherini: Tentativë për dialogun

Nisma rajonale e bashkëthemeluar nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë në vitin 2010, njohur ndryshe si Procesi i Brdo-Brijunit, do të zhvendoset më 8-9 maj në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ku organizator do të jetë pikërisht Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Në samitin e Tiranës, siç njofton Presidenca shqiptare, do të marrin pjesë 3 anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Sefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komsiq; presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi; presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq; ai në ikje i Maqedonisë Gjorge Ivanov; si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që të gjithë të ftuar nga Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Borut Pahor, krerët aktualë respektivë të Kroacisë dhe Sllovenisë, raporton Tch.

Në punimet e samitit të Tiranës do të jenë të ftuar nderi edhe presidenti polak, Andrzej Duda, si dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, njëherazi zv.presidente në largim e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Aspirata e përbashkët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Evropian do të jetë në fokusin e mesazheve politike në samitin e Tiranës, që përkon edhe me “Ditën e Evropës”. Në mbyllje të samitit, pritet që udhëheqësit e procesit të miratojnë një dokument me konkluzione.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.