Bota

Vritet shkencëtari i Universitetit të Pittsburgh-u, i cili ishte pranë gjetjeve shumë domethënëse në lidhje me koronavirusin

Një studiues i mirënjohur i Universitetit të Pittsburgh Qendrës Mjekësore u tha se ishte në prag të ‘gjetjeve shumë domethënëse’ të lidhura me koronavirusin kur policia deklaroi se ai kishte vdekur.

Dr Bing Liu, 37 vjeç, ishte i vetëm në shtëpinë e tij në Ross Township, kur një burrë i identifikuar si 46-vjeçari Hao Gu dyshohet se hyri në shtëpinë e tij dhe qëlloi mbi të.

Liu u godit me plumba në kokë, qafë dhe vdiq nga plagët e marra.

Liu ishte një profesor asistent kërkimesh në Departamentin e Biologjisë Informatike dhe Sistemeve të UPMC.

Para se të vritej ai raportonte se ishte në faza të avancuara të kuptimit të thelluar të Covid-19, tha universiteti.

“Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat celulare të SARS -CoV-2 dhe komplikacioneve të tij. Ne do të përpiqemi të kompletojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore”, tha në një deklaratë departamenti i tij.

Universiteti i Pittsburgh e përshkruante Liu si studiues dhe kujdestar të shkëlqyer, dhe ekspert në modelet kompjuterike të dinamikës së sistemeve biologjike. “Humbja e tij do të ndjehet në të gjithë komunitetin shkencor”. Hetuesit thanë se Liu dhe njeriu që e vrau, e njihnin njëri-tjetrin por policia nuk ka përmendur motive të mundshme për vrasjet. Autoritetet thanë se janë ende duke hetuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.