Kombëtare

Vritet një 19-vjeçar në Malishevë, sherri nisi mes dy grupeve për shkak të veturave

Një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka përfunduar me vrasje. Aty ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar, raporton Express.

Rastin për Express e ka konfirmuar Prokurori Ramiz Buzhala. 

“Janë dy grupe dhe janë të involuar 8 persona, të ndamë në grup ka 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur i vitit 2000. Është përdorur thika dy herë. Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistu personi që po dyshohety se e ka kry vrasjen. Për arsyet më banale të mundshme ka ndodhur rasti. Me kerre, jo m’kqyre jo anej. Jam tu shku me ba kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Kufoma është në Prishtinë për autopsi”, ka thënë Buzhala për Express./Gazeta Express

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.