SPORT

Vritet me thikë pas sherrit adoleshenti shqiptar në Angli

Një 15-vjeçar shqiptar nga Kosova ka mbetur viktimë e një përleshje mes dy grupesh të rinjsh në Angli.

Elton Gashaj u godit për vdekje me thikë në zonën Salt Hill Park, Slough, Berkshire. Policia njofton se ka arrestuar dy persona, një 15 vjeçar dhe një person tjetër identiteti i cili nuk bëhet i ditur.

Mamaja e shqiptarit, Vera Gashaj, ka deklaruar se djali i saj ishte kërcënuar disa herë, pasi ishte bërë pjesë e një shoqërie të papërshtatshme.

“Ai ishte gjithçka për mua. Ishte vogëlushi imi. Ylli im”, shprehet ajo.

“Ai ishte shumë i sjellshëm. Punonte shumë dhe ishte një student i shkëlqyer. Kjo është një tragjedi”, shprehen nënat e dy djemve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.