Kosova

Vrima misterioze në Viti, frikëson banorët

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Vitisë, e që nuk po mund ta shpjegoj askush.

Bëhet fjalë për një gropë në tokë e cila është hapur ditë më parë në një fushë atje në fshatin Lubishtë.

Sipas banorëve gropa e frikshme ndodhet në lagjen e Kodrovite, dhe dyshohet se është e thellë 4 metra.

Banorët shprehen se diçka të tillë nuk kanë parë më herët në fshatin e tyre dhe janë të interesuar të dinë më shumë për këtë dukuri të çuditshme si dhe pse u shfaq kjo vrimë.

Pamjet janë nga vendi i ngjarjes që i ka dërguar televizionit, Emrush Hetemi nga ky fshat.