Rajoni

Vrasja në bllok, gjykata lë të lirë të fejuarin e Elvana Gjatës

Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës, ka lënë qelinë. Gjykata ka vendosur të hënën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Matën, pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.

Mata u dorëzua mbrëmjen e së premtes, i shoqëruar edhe nga avokati.

Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, Blloku. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.

Siç është bërë e ditur, Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Meviol Bilo si pasojë e një përplasje me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës./TCh