Kombëtare

Vrasja e ish-të dashurit nga polici, interesohet nga burgu në Gjermani burri i Marsidës


Krimi ne banesen e Marsida Qatjas, ku polici i burgjeve Bledar Toçi vrau me arme ish-te dashurin e saj, Dritan Haxholli eshte konsumuar nderkohe qe ne banese kane qene te tre femijet e saj.
Marsida Qatja

Marsida jetonte me femijet, pasi burri i saj vuan denimin ne nje burg ne Gjermani, e denuar per droge.

Tvklan shkruan se për ngjarjen e rëndë, është interesuar nga Gjermania vetë bashkëshorti i Marsida Qatja.

Nga burgu, ai ka kërkuar të mësojë se çfarë ka ndodhur me gruan dhe tre fëmijët e tij në banesën ku ndodhi krimi.

Përmes një të afërmi të tij në Kavajë, i cili kishte shkuar në banesën e Marsida Qatja, kishte kërkuar t’i dërgonte fotografi në rrjetet sociale për të parë situatën e krijuar.

Pamjet brenda baneses nuk kishin nevoje per shume komente. Grila e derës së ballkonit nga ku kishte hyrë Dritan Hoxholli është e thyer, nderkohe qe pllakat jane te lara ne gjak, dhe pertoke, mbeturina nga darka qe po konsumohej, pasi ne banese pervec Bledar Tocit ishin edhe dy miq te Marsides.

Leave a Reply

Your email address will not be published.