Kombëtare

Vrasja e gjeneralit iranian, Rama: Jemi në krah të ShBA-ve

Pas PD edhe qeveria e Shqipërisë ka mbështetur vendimin e presidentit Donald Trump, me urdhër të të cilit u vra gjenerali iranian Qassem Soleimani.

Në një status në twitter, kreu i qeverisë thotë se Shqipëria qëndron e vendosur në krah të ShBA-ve.

“Si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe bëri distancë të qartë nga ajo, Shqipëria nuk mund të mos aprovojë me forcë qëndrimin e Presidentit Trump ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë e bëjnë këtë”, shkruan Rama.