Rajoni

Vrasja e gazetarit grek, kryeministri Mitsotakis kërkon hetim të shpejtë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar hetim të shpejtë për vrasjen e gazetarit Giorgos Karaivaz, e cila u dënua ashpër nga zyrtarët kryesorë të Bashkimit Evropian, partitë politike dhe asociacionet e mediave.

Karaivaz, i cili punoi për stacionin privat Star dhe gjithashtu drejtoi blogun e lajmeve “bloko.gr”, u qëllua disa herë të premten derisa ishte duke dalë nga makina e tij pranë shtëpisë së tij në Athinë pasi u kthye nga puna, siç kanë thënë dëshmitarët.

Policia tha se gazetari 52 vjeçar u qëllua nga dy persona me shumë plumba të cilit shkuan aty me një motor. Të paktën 12 gëzhoja plumbash u mblodhën nga vendi i ngjarjes, tha një zyrtar i policisë.

Kryeministri Mitsotakis thirri ministrin e policisë, Michalis Chrysochoidis, në një takim të shtunën për të diskutuar mbi rastin, tha Zyra e Kryeministrit, shkruan Al Jazeera.

Vrasja u dënua nga Komisioneri Europian dhe Komisioneri i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut.