Kosova

Vrasja e djeshme në Mitrovicë, flasin nga Prokuroria

Mehmet Kurti është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës. Sipas njoftimit të policisë dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të 3 personave të tjerë ë, e ku si pasojë e plagëve të marra një prej tyre ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin, për Gazetën Express ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni. Ai tha se nuk dihen arsyet e vrasjes, ndërsa të dyshuarit ende nuk janë arrestuar.

Ndërsa, dy të plagosurit e tjerë janë ende duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 

“Ende nuk janë arrestuar të dyshuarit. Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, të cilët po trajtohen në QKUK. Aktualisht Policia me Prokurorinë janë në koordinim. Nuk dihen ende arsyet”, tha Preteni.

Ndërsa në media u raportuar se vdekja ka ndodhur aksidentalisht, pasi cak i vrasjes ishte pronari i një picerie.

Deri më tani nuk dihet shumë për motivet dhe prapavijën e këtij rasti.