Kronika e zezë

Vrasësi u dënua sot, momenti kur 26-vjeçari ishte therrur për vdekje në Ferizaj

Një përleshje mes disa të rinjve në një lokal në Ferizaj në qeshor të vitit 2018, kishte përfunduar me vrasje. Nga kjo përleshje kishte mbetur i vdekur 26-vjeçari, Elvedin Ibrahimi.

Në kohën kur kishte ndodhur vrasja, Koha.net kishte publikuar pamjet nga momenti kur i riu ishte therrur për vdekje nga një 29-vjeçar.

VIDEO

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar sot me 20 vjet burgim 29-vjeçarin me iniciale D.H, i akuzuar për vrasjen e tij.

Sipas gjykatës, i pandehuri D.SH akuzohet se më 15 qershor 2018 në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, me dashje direkte, nga hakmarrja e paskrupullt, ka privuar nga jeta E.I, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje të para një viti, në të cilën tani i ndjeri e kishte goditur me thikë tani të pandehurin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i pandehuri në shenjë hakmarrje ditën kritike, ka shkuar së bashku me të pandehurit M.M dhe A.A në kafiterinë e përmendur, ku ishte duke punuar tani i ndjeri, me ç’rast e ka nxjerrë thikën me të cilën në mënyrë tinëzare nga hakmarrja e paskrupullt e godet viktimën në pjesën e gjoksit, e cila depërton deri në zemër, kurse i pandehuri M.M e godet me shishe të qelqit disa herë si dhe i pandehuri A.A e godet me shqelma, kështu që i ndjeri rrëzohet, kurse i pandehuri D.SH e godet edhe tetë (8) herë me thikë në pjesën e shpinës dhe një herë në pjesën e qafës, nga të cilat goditje pëson lëndime të rënda trupore, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme, si pasoj e të cilave pasi dërgohet në QKUK në Prishtinë, ndërron jetë./Gazeta Express