Bota

Putin ua ndaloi komunitetit LGBT të martohen dhe të birësojnë fëmijë

Vladimir Putin ka nënshkruar një ndryshim kushtetues që ndalon zyrtarisht martesat e të njëjtit seks në Rusi.

Përcaktimi i martesës si një bashkim vetëm i burrave dhe grave është pjesë e një grupi reformash kushtetuese të votuara nga rusët më 1 korrik 2020. Nga kjo paketë, e cila u mbështet nga pothuajse 78 për qind e rusëve, dispozita më e famshme është e 2036, ai sundon Rusinë. Në të njëjtën paketë të ndryshimeve kushtetuese, Putinit iu dha imuniteti i përjetshëm nga ndjekja penale.

Më 5 prill, presidenti rus nënshkroi zyrtarisht ndryshimet kushtetuese dhe i lejoi ato të hyjnë në fuqi.

Martesat e të njëjtit seks janë tashmë të paligjshme në Rusi, kështu që formulimi i ri në Kushtetutë vërteton më tej këtë dhe e bën edhe më të vështirë për çiftet e të njëjtit seks që të marrin ndonjëherë një shans për barazi me çiftet heteroseksuale.

Kjo gjithashtu do të thotë që personat LGBT nuk do të jenë në gjendje të birësojnë fëmijë.

Një vendim i tillë nuk është befasi në Rusinë e Putinit, ku komuniteti homoseksual dhe “queer” përballet me dhunë dhe diskriminim të shpeshtë dhe ndalimi i njohur i “propagandës homoseksuale”, i cili ndalon shpërndarjen e gjithçkaje që konsiderohet pro-LGBT +, ka ekzistuar që prej 2013.