Rajoni

Votohet Ligji për mbrojtje nga diskriminimi

Me 69 vota ‘për’ dhe asnjë kundër sonte u votua për Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi në Maqedoninë e Veriut.

Ky ligj është pjesë e ligjeve që i kërkon Bashkimi Evropian. Kuvendi të njëjtin ligj e ka votuar tre herë për shkak se ish-presidenti Gjorge Ivanov gjatë votimit të parë refuzoi ta nënshkruante. Kur presidenti Stevo Pendarovski u zgjedh president i vendit, ligji sërish u votua dhe u nënshkrua nga presidenti, por Gjykata Kushtetuese e anuloi për shkak se u votua me numër të pamjaftueshëm votash.