Kosova

Presidentja Osmani ndez rrjetet sociale në Azerbajxhan, e duan një të tillë!

Emërimi i Vjosa Osmanit për president të vendit është mbështetur me reagime pozitive në rrjetet sociale, nga një vend që e ndan me Kosovën mijëra kilometra. Rrjetet sociale kanë shpërthyer me vlerësimet më të mira për banoren më të re Sheshit Ibrahim Rugova numër 5, shkruan Kosova.info.

Fjala është për Azerbajxhanin në mediat e së cilës pas njoftimit për zgjedhjen e Osmanit presidente e Kosovës kanë shpërthyer nga komentet e ndryshme të cilat kanë dhënë vlerësime pozitive dhe duke i uruar asaj.

Ka qenë nënkryetari i Lëvizjes ADR Edalet Jusub i cili në profilin e tij në rrjetet sociale i cili ka publikuar lajmin për zgjedhjen e Osmanit presidente duke e përgëzuar atë.

Kosovanın yeni seçilmiş Prezidenti. Türk qızı, xanım Vjosa Osmani. Təbrik edirəm.

Posted by Edalet Yusub on E mërkurë, 7 April 2021

Për vetëm disa orë mbi 120 shpërndarje dhe qindra komente urimi. Disa madje e kanë përshkruar biografin e saj duke i uruar fat.

“Zonja Vjose lindi në 1982. U diplomua në Universitetin e Pittsburgh. Ajo me profesion është juriste. Para kësaj, ishte Kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo u zgjodh presidente. Paç fat”, ishte një nga komentet. 

“Sa e bukur qenka zoti e ruajt”, pason një koment tjetër.

Shumica e komentuesve thonë se e duan një të tillë në vendin e tyre.

“Sa interesante është që ka njerëz që mendojnë ndryshe nga ne, sepse pa marrë parasysh kush janë, ata zgjedhin atë që meriton të qeverisë vendin …”, shkruan në një nga komentet.

“Nëse bota shpëtohet nga burrat e ndytë dhe udhëheqësit hajdutë, gratë udhëheqëse do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë”, është një tjetër koment.

Është interesant që disa komentues për shkak të dëshirës së tyre ta kenë një president si Vjosa këtë e krahasojnë me ish të burgosurën politike profesoreshën e gjuhës dhe letërsisë angleze Nigar Hezi përndryshe është e bija e Tofiq Yaqublu, një i burgosur politik nga radhët e opozitës.

“Kjo është vlera e demokracisë, vlera dhe cilësia e lirisë së fjalës”, shkruan një komentues.

“Allahu e ruajt prej syrit të keq”. Edhe pse shume komentues mendojnë se është turke, disa komentues tregojnë se nuk është turke por myslimane shqiptare nga Kosova.

Komentuesja Afa Xhaferova shkruan: “Kjo zonje e bukur po i ngjann Nigar Hezi”. /Kosova.info/