Vonohet furnizimi i policëve me plumba për trajnime, shkak tenderi

Frikë nga ndonjë lëndim nuk kanë, pasi që besimin tek kolegët e tyre e kanë të ma

Ani pse ky është vetëm një trajnim, profesionalizmi i madh i Policëve të Kosovës vjen nga ushtrimet dhe trajnimet që kryesisht kryhen në terren.

Këto ushtrime nuk u ndalën kurrë, ani pse policët patën problem gjatë një kohe për shkak të furnizimit me municion, më saktësisht për plumba.

Policia e Kosovës thanë për T7 thanë se shkaku i tenderit pati këso mungesash.

Këtë e konfirmon edhe anëtari i komisionit për siguri Enver Dugolli.

Sipas deputetit që i takon partisë në pushtet, këto mungesa nuk janë aq të rëndësishme.

Edhe eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi pohon se nuk ka vend për shqetësim por që sipas tij nuk duhet të ketë vonesa të tilla.

Policia e Kosovës kryen trajnime te shpeshta, e më i njohuri është ai në kampin Vrella të Istogut.

Go to TOP