Kosova

Vonohet fillimi i seancës, dyshohet se Qeveria Hoti ende nuk i ka votat e mjaftueshme?!

Minutat po kalojnë e seanca e paralajmëruar për sot, në të cilën pritet të votohet Qeveria Hoti, ende nuk ka filluar – shkruan Kosova.info

Po spekulohet që arsyet e vonesës së fillimit të kësaj seance ka të bëjë me mungesën e votave të mjaftueshme për ta votuar Qeverinë Hoti.

Përveç deputetëve të LV-së dhe PDK-së, edhe disa deputetë të LDK-së mund të mos e votojnë këtë qeveri. Së fundi edhe deputeti Haxhi Shala, nga radhët e NISMA-s.

Gjithçka mbetet të shihet në minutat në vijim. Seanca është dashur të fillojë në orën 11:00 mirëpo fillimi i saj po zvarritet./Kosova.info/