Kosova

Vonesat në konstituimin e Kuvendit nuk mund ta vënë në

Mungesa e marrëveshjes për koalicionin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike do ta përsëriste situatën e viteve 2014 dhe 2017, kur partia fituese kishte vonuar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

Vonesat eventuale në konstituimin e Kuvendit nuk do të mund ta vinin në lëvizje as Gjykatën Kushtetuese, qoftë nga presidenti apo ndonjë organ tjetër. Sipas interpretimit të juristëve, kjo do ta çonte në pafundësi zgjedhjen e kryeparlamentarit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në mungesë të takimeve me partnerin e vetëm potencial për koalicion, VV-ja e ka bërë të qartë se nuk do ta nxjerrë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. Megjithëse ka mospajtime rreth postit të presidentit, zyrtarë të VV-së janë shfaqur optimistë që marrëveshja do të arrihet deri në fund të kësaj jave.

Bllokadat

Në dy palë zgjedhjet e fundit zgjedhja e kryeparlamentarit ishte bërë pas ngërçeve për shkak të mungesës së marrëveshjes. Derisa në vitin 2014 u kërkua interpretim prej Gjykatës Kushtetuese pas gjashtë muajsh bllokadë, edhe në vitin 2017, partia fituese kishte vonuar kandidatin në mungesë të marrëveshjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.