Kosova

Von Cramon ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka vlerësuar se Kosovës dhe Serbisë i nevojitet një angazhim i mirëfilltë edhe rreth temave të vështira, teksa ka thënë se shpreson që bisedimet Hoti-Vuçiq të mos ndërpriten.

“Shpresoj të mos ndërpriten bisedimet, dhe takimi i radhës të mbahet ashtu si është planifikuar. Të dyja palëve u duhet një angazhim i mirëfilltë edhe në temat e vështira dhe nuk mjafton të nënshkruhet një marrëveshje, zbatimi duhet të pasojë dhe të vlerësohet”, ka shkruar ajo në Twitter.

Si është bërë e ditur nga BE-ja, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u ka dërguar ftesa palëve që së pari të ketë takim të dielën e të hënën, e takimi Hoti-Vuçiq të zhvillohet të martën, takim që ende nuk është konfirmuar. Kjo pasi që pala serbe është duke insistuar që pjesë e diskutimeve të bëhet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe gjë e cila është refuzuar nga pala kosovare.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.