Kosova

Von Cramon, ja për çka nuk pajtohem me Lajçakun?

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se nuk pajtohet me deklaratën e Emisarit të BE’së Miroslav Lajçak për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

Von Cramon ka shkruar në Twitter se nuk pajtohet me qëndrimin e Lajçak duke thënë se ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës nuk dërgon askund.

“As unë nuk pajtohem me lëvizjen e fundit të Miroslav Lajçakut. Nuk mendoj se të flasësh për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës na çon diku”, ka shkruar Von Cramon.

Deputetja e Parlamentit Evropian e ka quajtur si deklaratë shumë të mirë atë të ambasadorit të Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, Christoph Heusgen, i cili i reagoi Ivica Daçiqit se të gjithë fjalimin e ka copy-paste dhe nuk përmend asnjëherë faktin se Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë.

“Absolutisht e vërtetë. Një deklaratë shumë e mirë e ambasadorit të Gjermanisë në OKB”, ka shkruar ajo.