SPORT

Volejboll, terminët e Play-off Gjysmëfinalet II

Në vikend do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Play-off-it të Superligës A, në të dy konkurrencat.

Në ndeshjet e para në konkurrencën e femrave kanë fituar Drita dhe M Tchnologie, ndërsa në konkurrencën e meshkujve Luboteni dhe Theranda. 

Ekipet që arrijnë dy fitore plasohen në finalen e Play-off-it.

Më poshtë mund t’i gjeni terminët e ndeshjeve:  

SUPERLIGA  A FEMRAT

M Technologie – Skenderaj   20 Prill ora, 16:00 Pallati i Sporteve ” 1 Tetori” Prishtinë

Kastrioti – Drita  21 Prill ora, 19:00  Pallati i Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj

SUPERLIGA  A MESHKUJT

Peja – Luboteni  21 Prill ora, 20:00  Pallati i Sporteve “Karagaqi”, Pejë

Theranda – Prishtina Volley 20 Prill ora, 17:30 Pallati i Sporteve ” 13 Qershori”, Therandë /Kosova.info/