SPORT

Volejboll, Drita fiton superkupën

SUPER KUPA E KOSOVËS 2019 

DIRTA – SKENDERAJ 3:2  (25:15,21:25,19:25,25:23,15:9)

Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë 

_____________________________________

Ekipi i Dritës nga Gjilani ka arritur të fitoj trofeun e Superkupës për vitin 2019, duke e mposhtur ekipin e Skenderajt 3:2 në sete në një lojë mjaft interesante. 

Drita e filloj mirë lojën duke e fituar setin e parë bindshëm me rezultat 25:15. Në dy setat në vazhdim loja ishte e dominuar nga ekipi i Skenderajt duke i fituar të dy setat në vazhdim, 21:25 dhe 19:25. Dhe kur pritej që Skenderaj të fitonte lojën me rezultat 1:3 kur rezultati ishte 16:22, Drita arriti të rikthehej në lojë dhe të barazoj në 2:2 e më pas duke e fituar edhe tie break-un me 15:9 dhe ndeshjen në përgjithësi me rezultat 3:2. 

Federata e Volejbollit uron ekipin e Dritës për suksesin e arritur dhe ekipin e Skenderajt për lojën e treguar ! 

Superkupa e Kosovës  ishte aktiviteti i fundit për vitin që po e lëmë pas, ndërsa vikendin që po vjen do të filloj stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës. /Kosova.info/