Vokrri kishte ftesë të veçantë nga presidenti i UEFA-s, për të qenë i pranishëm në hapjen e këtij evenimenti.

Këtë e konfirmoi për KosovaPress, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu i cili tha se nesër kemi pasur të nisemi për në Rusi.

Miq të afërm të Vokrrit kanë treguar se ai mezi po e priste të merrte pjesë në hapjen e Botërorit. Por, ai u tradhtua nga zemra e tij, në ditën kur ai duhej të merrte këtë rrugë.