Kombëtare

Vrasja në Mitrovicë, me të dyshuarin ka qenë edhe një zyrtar policor

Sot në mesditë ka ndodhur një konflikt i armatosur pranë Tregut të Gjelbër në Mitrovicë, ku si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë ta plagosur.

Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me të dyshuarin ka qenë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës, por sipas informacioneve të para i njëjti nuk është kryerësi i vrasjes.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Mitrovicë, 17 prill 2021- Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se sot rreth orës 11.30 si pasojë e një konflikti të çastit në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, një  person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve kalimtar i rastit.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar nga policia dhe ndaluar me vendim të prokurorit.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin e Mitrovicës, ndërkaq trupi i të vrarit me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria njofton opinionin se me të dyshuarin ka qenë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës, por sipas informacioneve të para i njëjti nuk është kryerësi i vrasjes.

Rasti është kualifikuar “Vrasje e rëndë”, dhe është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit në koordinim me Njësitin e Hetimeve Rajonale të Policisë në Mitrovicë.