EKONOMI

Vlerësohet lartë puna impresionuese e ATK-së gjatë vitit 2019 nga FMN

Sot është mbajtur takimi përmbyllës i FMN-së i cili ka monitoruar dhe vlerësuar punën e bërë në ATK. Ky mision në fokus ka pasur vlerësimin e zbatimit të Planit Afatmesëm të Reformës 2019-2021, konkretisht objektivat e parapara në këtë plan, siç janë trajtimi i borxheve tatimore, avancimi i funksionit të kontrollit tatimorë, rimbursimi i TVSH-së, si dhe avancimi i teknologjisë informative.

Drejtori i përgjithshëm i ATK z. Ilir Murtezaj falënderoi ekipin e FMN dhe u zotua se do të vazhdon edhe më tutje në realizimin e objektivave të parapara dhe përmirësimin e kapaciteteve.

Në këtë takim FMN ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për punën e bërë përgjatë vitit 2019 të cilin vlerësim e kanë pasqyruar në Draft Raportin e dorëzuar sot Drejtorit të Përgjithshëm. Njëkohësisht FMN konfirmon se do te vazhdojë me përkrahjen e saj në zhvillimin e proceseve të rëndësishme të punës së Administratës Tatimore të Kosovës.