Kosova

‘Vjosa Osmani personi dhe gruaja më e votuar ndonjëherë në Kosovë’

Analisti Arton Demhasaj në Euronews Albania e klasifikoi Vjosa Osmanin si personin dhe gruan më të votuar ndonjëherë në Kosovë.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 14 shkurtit, zoti Demhasaj tha se zonja Osmani ka marrë mbi 200 mijë vota, duke ia kaluar edhe partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“LDK ka dëmtuar vetën me veprime të caktuara. Veprimet që e ka dëmtuar më shumë është koha kur prishi koalicion me Vetëvendosjen dhe shkarkoi qeverinë me Kurtin dhe formoi një të re”, u shpreh zoti Demhasaj.

Ai theksoi se edhe shkarkimi i Osmanit si nën-kryetare e LDK-së, pati ndikimin e vet në elektorat.Si arsye tjetër pse LDK dhe PDK morën pak vota në zgjedhje, analisti u shpreh se qytetarët janë të zhgënjyer nga qeverisjet e tyre.

“Tani ka mbetur Kurti për t’u provuar në pushtet”, përfundoi analisti.