Kosova

Vjosa Osmani paralajmëron padi për ish ministrin e LDK-së

Sonte në emisionin Debat plus, ishte i ftuar ish ministri i kulturës Astrit Haraqija. Në debat gjatë emisionit kishte deklaruar se gjatë kohës sa Vjosa Osmani kishte filluar punën në presidencë, ajo ishte edhe fituese e një burse amerikane, ku këtë bursë e kishte fituar fal një marrëveshjeje ndërmjet ShBA dhe Kosovës, në atë kohe kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës, raporton Kosova.info.

E pas kësaj, kryeparlamentarja Osmani i ka dërguar një sms prezantuesit të emisionit Debat plus, Ermal Pandurit, i cili e lexoi publikisht në transmetim të drejtpërdrejt dhe në mesazhin e Vjosa Osmanit thuhet se ajo do ta padis Astrit Haraqinë për shpifje pasi që sipas saj, bursën ajo nuk e kishte marr nga Hashim Thaçi, por nga Amerika dhe për këtë unë do ju padis në gjykatë.

I menjëhershëm ishte reagimi i z. Haraqija, ku tha se: “Unë jam i vetëdijshëm për atë që kam thënë dhe në asnjë moment nuk thash se mori para nga Hashim Thaçi, por nga një marrëveshje e cila ishte arritur mes institucioneve të Kosovës dhe të ShBA-ve, për studime. Nuk thash se ju keni marr para nga Hashim Thaçi, por nga kjo marrëveshje e cila ishte arritur në kohen kur Hashim Thaçi ishte kryeministër”.

Osmani prapë me një sms dërguar prezantuesit Panduri thotë se, do të shihemi në gjykatë, e një gjë e tillë nuk i ka bërë shumë përshtypje ish ministrit i cili ja kthen me të njëjtën përgjigje se: “Do të takohemi ne gjyq s’ka asnjë problem”. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.