Kosova

Vjosa Osmani me rezolutë kërkon shkarkimin e Zv.kryeministrit Rakiq

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka propozuar një rezolutë në Kuvend pas deklaratës së Listës Serbe për situatën në veri, si dhe konferencën ku zëvendëskryeministri Goran Rakiq njofton për vendosjen e karantinës në veri, raporton Gazeta Express.

Osmani ka thënë se në qeveri të Kosovës duhet që brenda javës të merret vendim për shkarkimin e Rakiq.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë, Osmani ka thënë se do të thërrasin seancë ku do të iniciohet mocion për shkarkimin e Rakiq.

“Propozoj që të hyjë në rend të ditës, kjo propozim rezolutë. Kuvendi i Kosovës propozon: Pika 1 Rikonfirmon se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm çdo thirrje tjetër kërcënon themelet e shtetit të Kosovës.

Pika 2 Rikonfirmon se të gjitha subjektet kanë për obligim që të punojnë për interesin e vendit.

Pika 3 Kuvendit fton qeverinë që të mos lejojë asnjë anëtar të saj që të jetë i angazhuar në fushatën e Serbisë kundër Kosovës. Kuvendi kërkon që të shkarkojë të gjithë ata që bëhen pjesë e këtyre thirrjeve. Pika 4 Nëse qeveria nuk e shkarkon brenda javës, atëherë Kuvendi do të thërras mocion për këtë çështje.”, tha Osmani.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.