Kosova

Vjosa Osmani: Ky është fjalimi që nuk do të doja ta mbaja

Partia ime, e përkrahur, nga opozita e sotme, ka sjellë në kuvend një mocion për rrëzimin e qeverisë, ka vënë në dukje në fillim të fjalimit të saj, duke shtuar se kjo qeveri gëzonte “besimin më të madh në 15 vitet e fundit” – raporton Kosova.info

Duke e cilësuar si gabim të madh votimin e mocionit, ajo ka thënë se qytetarët po mbesin pa qeveri, në një moment kritik.

“Nuk pajtohem me mocionin e mosbesimit, aq më pak në këtë kohë. Zëri i qytetarëve sot nuk është dëgjuar. Jam kundër çdo marrëveshje me PAN-in, dhe nuk e thyej besimin e qytetarëve me asnjë çmim, pra do të votoj kundër mocionit”, deklaroi ajo.

Osmani gjithashtu shpalosi mesazhin e vajzës së Nekibe Kelmendit, Kosovares, e cila ka bërë thirrje që të mos votohet ky mocion mosbesimi.

“Në asnjë rast nuk ndihem mirë kur flitet në emër të njerëzve që nuk janë këtu. Duke qenë se e kam pasur shembull për gjithnjë, unë sot kam marrë një mesazh krejtësisht personal nga vajza e saj e cila ka kërkuar edhe të lexohet. E ndjej detyrim që ta lexoj: Kosovare Kelmendi thotë që me shpirt e me mendje e lutje jam me juve, por mos e votoni mocionin e mos na detyroni të lëmë edhe varret e të ikim nga ky vend. Sepse po u vra shpresa mua vetëm emri do të më mbetet kosovare sepse Kosovë të ëndrrave të prindërve të mi më nuk do të ketë”, tha Osmani.

“Unë nuk e votoj asnjëherë një mocion i cili e rikthen PANIN në qeveri!” – e ka mbyllur ajo fjalimin e saj të fuqishëm./Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.