Kosova

Vjosa Osmani ia kthen Imer Mushkolajt: Prandaj edhe jemi këtu si shtet, e para syve të botës po barazohet agresori me viktimën

Analisti Mushkolaj pak orë përpara e kritikoi Vjosa Osmanin për mënyrën se si e ka filluar punën si presidente – shkruan Kosova.info

“T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla… Veç formë, e aspak përmbajtje”, ka thënë Mushkolaj për veprimet e Osmanit.

Por presidentja ia ka kthyer pa vonesë:

“Kjo është një pjesë e deklaratës sime në Prekaz, të cilën disa po e quajnë “Blla blla e pa përmbajtje”. Prandaj edhe jemi këtu si shtet, e para syve të botës po barazohet agresori me viktimën, sepse kur disa prej nesh e ngrisim zërin për krimet e kryera nga Serbia (siç kemi bërë gjithnjë), dikush i quan ‘blla blla’.

“Këtu në Prekaz, ne mund të shohim edhe dëshminë e drejtpërdrejt për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin që e ka kryer Serbia në Kosovë. Përveç sakrificës së Adem Jasharit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, 21 anëtarë të familjes që janë vrarë e masakruar këtu janë fëmijë, të moshave të ndryshme, ndërkaq nëse e shohim numrin e përgjithshëm, diku 2/3 e personave të vrarë e të masakruar janë gra, fëmijë e pleq, që edhe tregon për mendësinë gjenocidale dhe mendësinë shfarosëse e cila ka ekzistuar në Serbi, e për të cilën për fat të keq akoma Serbia nuk kërkon falje.”

Lavdi e përjetshme për familjes Jashari.”

Ua kujtojmë që Osmani pas pranimit të postit të presidentes, është treguar e gatshme për të diskutuar me partitë politike, për ta tejkaluar krizën e shkaktuar nga veprimet e speciales në vend./Kosova.info/