Kosova

Vjosa Osmani i sfidoi burrat e LDK-së, por Donika Gërvallën e patën tërhequr zvarrë nga mbledhja e kryesisë (Video)

Akti i inicimit, e më pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ka bërë që në opinionin publik të shpërthejnë kritikat e shumta ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) – raporton Kosova.info

Një ndër subjektet me traditën më të madhe në historinë e re të Kosovës, është kthyer në një tabelë qitjesh për kritikët brenda dhe jashtë saj.

Pavarësisht që mocioni të cilin e iniciuan deputetët e saj, mori votat e mjaftueshme, tre anëtarë të këtij subjekti u shquan ndër të tjerë, duke e kundërshtuar këtë akt.

Përveç Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, edhe deputetët Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala që vijnë nga i njëjti subjekt, votuan kundër mocionit.

Për qëndrimet e saj, Osmani tregoi se ishte kritikuar edhe nga vet bashkëpartiakët, duke e akuzuar se “po e tradhton LDK-në”. Presioni ndaj saj duket që është ngritur dukshëm në orët e fundit të ditës së djeshme, aq sa është shtruar edhe pyetja: Nëse ajo do të largohet nga kjo parti?

Vetëm pak vite më parë (në vitin 2016-të), një tjetër figurë e njohur, për shkak të “rebelizmit” të saj, qe larguar zvarrë nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

A do të përsëritet ky skenar tash me Vjosën? Pyesin disa.

Ja videoja që e tregon gjithë ndodhinë e disa viteve më parë, kur një grua tjetër u rebelua ndaj kryesisë së kësaj partie.

Një raport i zgjeruar i realizuar nga Rrokum.tv  i realizuar asokohe, na i kujton të gjitha në vijim:

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.