Kosova

Vjosa Osmani, i reagon ashpër Daçiq-it: Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë…

Diplomacia serbe duket që nuk e ka ndërprerë fushatën për rritjen e numrit të çnjohjeve ndërkombëtare ndaj Kosovës – raporton Kosova.info

S’ka shumë kohë qysh kur Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi Richard Grenell ka konfirmuar se zyrtarët serbë janë pajtuar që ta ndërpresin fushatën për shtimin e çnjohjeve ndaj Kosovës, mirëpo kjo nuk respektuar nga vet Kryediplomati serb Ivica Daçiq.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë e ka falënderuar shtetin e Algjerisë, që nuk po e njeh Republikën e Kosovës. Këtë e ka bërë publike pas një bisede telefonike me homologun e tij nga ky vend, Sabri Bukadum-in.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

“Sot, Daçiq falënderoi Algjerinë për pozicionin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Prit një minutë: A nuk janë pajtuar që ta ndalin këtë absurditet?. Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, miq: Të hënën, ata i premtojnë SHBA-së që të ndalin fushatën. Të martën, ata e rifillojnë atë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

Ashtu siç pritet, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ku mund të kryhet edhe epilogu i procesit të gjatë e të mundimshëm të bisedimeve. Deri atëherë të dy palët janë pajtuar për disa gjëra, e ndër to edhe ndaljen e fushatës së çnjohejeve për Kosovën, nga ana e Serbisë./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.