Kosova

Vjosa Osmani e komenton takimin e djeshëm me presidentin

Ajo ka  thënë se takimi ka qenë pjesë e  agjendës shtetërore, por përkundër kësaj, dallimet me të qëndrojnë.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, gjatë deklarimit të saj për media, ka folur edhe për takimin djeshëm të saj, me Presidentin e Kosovë Hashim Thaçi.

Osmani takimet e djeshme me Presidentin Thaçi i ka quajtur agjendë shtetërore dhe se dallimet me të për çështje të caktuara, si çështja e kufijve ende qëndrojnë, transmeton KTV.

“Ta keni parasysh që ajo ka qenë agjendë shtetërore, asnjë nga organizimet dje nuk kanë qenë private. Dallimet tona me presidentin kanë qenë për çështje të caktuara si çështja e kufijve e ato dallime ende qëndrojnë.”/Kosova.info/