Kosova

Vjosa ia kujton Kurtit: Pas formimit të qeverisë, bashkë do të shkojmë të varri i Rugovës

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte kandidate për kryeministre nga kjo parti ka thënë se partia e saj është në pritje të numërimit të votave të mërgatës dhe atyre me kusht.

Osmani sonte në Rubikon ka thënë se do e presin deri në fund rezultatin.

Ajo ka folur edhe për koalicionin me Vetëvendosjen dhe ka shprehur bindjen se kreu i kësaj partie, Albin Kurti pas formimit të Qeverisë së re do të shkojë tek varri i Rugovës dhe ta nderojë atë.

“Kjo është çështje që duhet ta ndiesh. Për mua është me rëndësi që ta dijë secili politikan në Kosovë që Rugova ka qenë arkitekt i pavarësisë së Kosovës. Mua më vjen mirë që zoti Kurti vizitoi Muzeun e Pavarësisë dhe unë nuk shoh asnjë arsye që zoti Kurti të mos e nderojë një personalitet të tillë. Prandaj shpresoj që në ditën e formimit të Qeverisë së Kosovës të shkojmë dhe ta nderojmë të gjithë bashkë”, është shprehur Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.