Kosova

Vjen urimi nga presidenti: Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka përgëzuar deputetët për votimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Ai e ka uruar atë dhe i ka ofruar bashkëpunim.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare. Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, ka shkruar Thaçi.

Me 61 vota për, 24 kundër e 1 abstenim, sot është votuar Qeveria Hoti.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483