Kosova

Vjen reagimi i Rusisë pas letrës së Biden që Serbia ta njeh Kosovën

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko deklaroi se Moska si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe anëtare e organizatave të tjera është e angazhuar për të penguar anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe për njohje tjera të pavarësisë.

“Rusia nuk është pjesëmarrëse në dialog, por është anëtare e përhershme e KS të OKB-së dhe po e  ndjek situatën në Kosovë dhe Metohi. Situata në Kosovë nuk është përmirësuar për banorët serbë, nuk ka ndjenjë sigurie, ndërsa ka tensione të shumta nga ana e elitës politike kosovaro-shqiptare”, tha ai.

Letrën e Biden e kanë quajtur mesazh shqetësues nga Rusia.

“Mesazhet shqetësuese nga Prishtina, por edhe nga disa vende perëndimore, që zgjidhja është e mundur vetëm me njohjen e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës janë shqetësuese.

Zgjidhja afatgjate dhe e drejtë e çështjes së Kosovës mund të arrihet vetëm në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, rezolutës 1244 të KS të OKB-së” deklaroi ai.