Kosova

Vjen njoftimi nga ministria: Mbi 4 mijë ankesa nga bizneset për ekzekutimin e 60 milionëshit

Ministria e Financave ka njoftuar se Komisioni i Ankesave i themeluar me vendimin e ministrisë për shqyrtimin e ankesave të tatimpaguesve lidhur me ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarve nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas njoftimit, ky komision ka pranuar mbi 4,000 (katër mijë) ankesa të adresuara në postën elektronike [email protected], lidhur me ekzekutimin e mjeteve buxhetore prej gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,0000.00 €), sipas vendimit nr. 10/33 të datës 28 shtator 2020.

Duke marrë parasysh se në kuadër të vendimit nr. 10/33 një numër biznesesh kanë mbetur pa përfituar nga kjo masë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendimin nr. 03/59, ku janë ndarë mjetet buxhetore prej gjashtë milionë e pesë qind mijë euro (6,500,000.00 €) për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarve, si vazhdimësi e vendimit nr. 10/33 të datës 28 shtator 2020, ndryshuar dhe plotësuar.

“Rrjedhimisht, Komisioni i Ankesave vlerëson se një pjesë e konsiderueshme e ankesave të tatimpaguesve që nuk kanë përfituar nga vendimi nr. 10/33, i ndryshuar dhe plotësuar, por edhe të atyre që nuk kanë parashtruar ende ankesë do të subvencionohen nga vendimi nr. 03/59, me kusht që i plotësojnë kriteret e përcaktuara. 
Andaj, Komisioni i Ankesave do të pres ekzekutimin e mjeteve buxhetore prej 6.5 milionë euro, sipas vendimit nr. 03/59. Për ekzekutimin e plotë të mjeteve buxhetore në kuadër të këtij vendimi do të njoftoheni me një njoftim të veçantë përmes uebfaqes zyrtare të Ministrisë së Financave.”, thuhet në njoftimin e MF-së.